Erioni dhe Ana patën një afrimitet shumë të madh me hyrjen e saj e ai duket se harroi Mikelën. Ajo tani është me Edin dhe Arjani e kishte paralajmëruar Erionin të ketë kujdes pasi Ana do ‘i linte dopjo gjashtën në dorë’.

Arjani sot me nisjen e programit tha se ka një dhuratë për Erionin. Ai i dhuroi Erionit një dopjo gjashtë, domino.

Arjani: Nuk para bëj dhurata. Nuk kam bërë asnjë dhuratë këtë emision, por ishte Prime-i, ndodhën gjithë ato debate e situata dhe nuk ishte momenti. Mqs sot është takimi i Mikelës dhe Bledit, kisha një dhuratë, por për Erionin.

Erioni: Për mu? Hajde…

Arjani i la dopjo gjashtën në dorë dhe studioja qeshi.

Erioni: E çmoj shumë.

Elona, e cila vazhdon prezanton programin në mungesë të Borës e pyeti Mikelën se çfarë mendon.

Mikela: Arjani të lë ndonjëherë pa tekst.

Erioni: Arjani e ka pak me spec këtë.

Mevlani: Nëse e mban mend ta pat thënë dikur.

Erioni: E pat than.