Pas ndarjes së bujshme me Rudina Dembacajn, ish-bashkëshorti i saj ka gjetur sërish dashurinë. Në rrjete sociale janë të shpeshta postimet me partneren e re, që ka preferuar ta mbajë sekret identitetin e saj.

Nga fotot shihet se partnerja e re e Aleksit është një vajzë elegante dhe me flokë të zeza. “Panorma plus” ka mësuar se ai dhe vajza misterioze kanë nisur edhe bashkëjetesën së bashku. Lidhja e çiftit është konsoliduar dhe tashmë ata kanë zyrtarizuar lidhjen duke prezantuar edhe familjet e tyre.

Madje partnerja e re, tashmë është njohur edhe me Viktorian, vajzën që Aleksandri ka me Rudinën. Vetëm pak ditë më parë ata kanë kaluar kohë si një familje në Berat, ku veç çiftit me ta ishte edhe Viktoria.