Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu shkruan ne Facebook se pse Lulzim Basha nuk jep shpjegime nga erdhën paratë për 14 kompanitë e kunatit.

Ai shtron pyetjen nëse erdhën për djegien e mandateve, mos erdhën për shitjen e zgjedhjeve të 30 Qershorit, mos erdhën nga shitja e kauzës së banorëve të Unazës, mos erdhën vallë për përjashtimin e Sali Berishës.

Balliu: Pse Lul Basha nuk jep shpjegime nga erdhën paratë për 14 kompanitë e kunatit? Mos erdhën për djegien e mandateve, mos erdhën për shitjen e zgjedhjeve të 30 Qershorit, mos erdhën nga shitja e kauzës së banorëve të Unazës, mos erdhën vallë për përjashtimin e Sali Berishës???

Zoti Basha, loja juaj është tashmë në qiell të hapur. Tani je thjesht një mjeran që gjesdis rrugëve dhe bërtet; Jam kryetar pa garë, jam kryetar pa antarësi, jam kryetar pa parti. Tanimë je një asgjë me para.