Shtëpia e “Big Brother VIP” mbrëmë ishte mbushur plot me të ftuar, të cilët janë mjaft të dashur për publikun shqiptar. Ermal Mamaqi, Xhemi Shehu, Edi Manushi, Agron Llakaj, Flori Gjini, Salsano Rrapi e Fiorentina Halili ishin mysafirët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Gjatë bisedave të shumta, Agron Llakaj ka zbuluar një detaj që nuk e dinim për të dhe Monika Lubonjën. Të dy paskan mbaruar shkollën bashkë.

“Kam qenë baba kur shkoja në shkollë dhe Monika ishte gocë e re”, rrëfen Llakaj në një bisedë me banorët.

Sa i takon eksperiencës së saj në “Big Brother VIP”, Llakaj tha se e kishte ndjekur Lubonjën dhe në javët e para e kishte parë disi në vështirësi për t’u përshtatur.

Vetë aktorja e njohur tha se nuk dinte se me kë të debatonte, për shkak të moshës së re të banorëve të tjerë.