Tashmë dihet se finalja e madhe e formatit të suksesshëm “Big Brother VIP” do të jetë më 18 Shkurt.
Ky propozim u bë nga “Vëllai i Madh” dhe banorët e pranuan me përfitim e 10 mijë eurove për secilin finalist.
Deri tani finalisti i parë është zgjedhur Iliri dhe aludohen për finale Donaldi, Beniada dhe Arjola.
Burimet e “Vip Magazine” pranë produksionit bëjnë me dije se në natën finale është menduar dhe si një “koncert” nga këngetarët e këtij Big Brother.
Fifi, Semi, Arditi, Sheila, Sabiani, Trixa apo dhe DJDagz dhe Pm do të publikojnë kengët e tyre te reja në finalen e madhe.
Kujtojmë se “Big Brother VIP” është programi më i kushtueshëm shqiptar.
Në Top Channel “Big Brother Vip” këtë vit ka zbritur nga “froni” “Portokalli”, duke u bërë emisioni më i shtrenjtë për të reklamuar. Kështu një sekondë para se Reality show të nisë transmetimin kushton 5700 lekë, kurse gjatë transmetimit, 11,000 mijë lekë. “Portokalli” për reklamat që transmetohen para spektaklit kushton 4300 lekë, kurse gjatë transmetimit, 8500 lekë.
Të tretët ndër më të shtrenjtët janë sërish dy emisione të lidhur me “Big Brother VIP”; i pari është “Përmbledhje Ditore e BB VIP” dhe i dyti “Fun Club BB VIP”, ku çdo sekondë gjatë transmetimit paguhet 4600 lekë.