Hëna tek Dashi
Në këtë shenjë mashkullore, Hëna fut frymën e luftës, i gatshëm për të luftuar për gjërat që beson. Instikti merr kontrollin e gjithçkaje, duke e bërë arsyen të heshtë. Është hëna e atyre që duan gjithçka dhe menjëherë.
Hëna tek Demi
Është hëna që ka nevojë për gjëra konkrete dhe materiale. Është protektive, xheloze dhe posesive. Ka nevojë ekstreme për kontaktin fizik, dhe arrin të kuptojë përmes shqisave, ndërkohë që të tjerët kuptojnë me intelekt.
Hëna tek Binjakët
Emocionet konkretizohen në intelekt. Janë gjithnjë në kërkim të diçkaje që të mund të ngacmojë kuriozitetin e tyre dhe lodhen lehtë si nga personat, ashtu edhe nga situatat e përsëritura. Idetë janë në përpunim të vazhdueshëm.
Hëna tek Gaforrja
Këtu hëna ndihet në ‘shtëpinë e saj’ dhe e vë në kontakt individin me botën e brendshme, duke e bërë të rijetojë me lehtësi emocionet e veta. Intuita çon në zbulime të jashtëzakonshme. Ndjeshmëri e lartë.
Hëna tek Luani
Luani është shenjë shumë eksplozive për hënën, e cila këtu ka tendencën të shfaqet me agresivitet. Ekziston dëshira për të përjetuar emocione shumë të forta, që mund të impresionojnë të tjerët. Nevoja për mirënjohje është shumë e spikatur.
Hëna tek Virgjëresha
Në këtë shenjë, hëna nuk ambjentohet me idenë se në botën e emocioneve nuk ka llogari. Virgjëresha është gjithnjë në kërkim të rregullit dhe perfeksionit. Ka edhe një sens të fortë kritik kundrejt çdo gjëje femërore.
Hëna tek Peshorja
Dëshira për një marrëdhënie është gjithçka që dallon këtë hëën, sepse kjo shenjë është gjithnjë në kërkim të partnerit perfekt. Mbase për këtë arsye, i ndërron shpesh? Dashuria për artin dhe muzikën orienton drejt një karriere artistike.
Hëna tek Akrepi
Shpirti i trazuar është një ndër karakteristikat kryesore të kësaj hëne, e cila ka edhe magnetizëm të fortë. E ndërgjegjshme se është një burim vuajtjeje për të tjerët, e ka të vështirë të gjejë paqen e brendshme.
Hëna tek Shigjetari
Emocionet përjetohen shumë shpirtërisht nga kjo hënë, shpesh e shoqëruar nga gjëra mistike, fetare dhe filozofike (të cilat, nëse nuk menaxhohen siç duhet, mund të çojnë në fanatizëm). Ka dashuri dhe tërheqje për gjithçka që është larg.
Hëna tek Bricjapi
Në këtë shenjë, hëna ‘ngrin’ dhe, duke mos arritur të shprehë të gjitha emocionet, bindet se është e gabuar të provosh. Është arsyeja që komandon. Ambiciet dhe aspiratat profesionale janë gjithnjë në rritje.
Hëna tek Ujori
Kjo hënë mohon gjithçka që është tradicionale dhe është gjithnjë në kërkim të diçkaje që mund ta bëjë individin të ndryshëm nga të tjerët, duke e bërë të ndihet i veçantë. Dashuria shpesh idealizohet.
Hëna tek Peshqit
Ndjeshmëria dhe fantazia arrijnë kumin. Është hëna e të ndjeshmëve, parashikuesve dhe mendjehollëve. Individi ka nuk ka shumë sens praktik, por ka shumë predispozita për muzikë apo poezi.