Aaron Ramsey bëri deklaratat e tij të para si lojtar i ri i Rangers. Mesfushori uellsian i është përgjigjur pyetjeve të ‘Sky Sports’, duke iu rikthyer orëve të kalimit nga Juventusi në Skoci:
“Ishte paksa një transferim neurotik, kishte gjëra që shkonin lart e poshtë mes klubeve, ndryshime të vogla dhe rregullime që duheshin bërë, por jam i lumtur që ia dolëm në fund. Për mua ishte një përvojë e re, jam i lumtur që gjithçka shkoi mirë”.
Për ato pak minuta të sezonit dhe dy vitet te Juventusi, Ramsey duket se ka ide mjaft të qarta: “Dua të luaj. Gjithmonë kam luajtur shumë në karrierën time, ndaj dy sezonet e fundit nuk kanë qenë të lehta. Megjithatë, kjo është e kaluara.
Nuk mbaj mëri, gjithçka ishte dakord dhe e thjeshtë, kështu që mund të them vetëm faleminderit për periudhën time te Juventusi. Tani mendoj vetëm për Rangers, shpresoj të jem në gjendje të rikthehem në formë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të tregoj se çfarë mund të jap akoma”.