Georgina Rodrguez po komentohet shumë së fundmi jo vetëm për lajmin e ëmbël të shtatëzënisë, por edhe për dokumentarin e saj të ri.
“Shumë e dinë emrin tim, pak e dinë se kush jam”, tha Georgina Rodriguez në promovimin e “Soy Georgina”.
Ajo rrëfeu se kishte kursyer para duke punuar si kameriere, ndërkohë që më pas udhëtoi për në Madrid, ku filloi si nëpunëse e ‘Gucci’-t dhe takoi Cristiano Ronaldon, për të krijuar historinë që do t’i ndryshonte jetën.
Mes tyre kishte një shkëndijë që herën e parë që u panë, ndërsa emocionet nisën në takimet e tjera. Gjithçka si në filma!
“Dikur shisja për marka të famshme, tani i blej dhe i vesh nëpër tapete të kuq!”- është shprehur Georgina, e cila ndryshimin e jetës së saj që nga lidhja me futbollistin e ka rrëfyer në serialin e saj në Netflix, “Soy Georgina” (Jam Gerogina).
Ky serial u lançua në Netflix më 27 janar dhe që tani ka thyer rekorde shikueshmërie në mbarë botën.
Gjatë serive, Georgina tregon jetën e saj të përditshme, takimet e punës apo mënyrën si argëtohet me partnerin, shoqërinë e fëmijët.
27 vjeçarja, e cila është tashmë prej pesë vitesh partnerja e Ronaldo-s, ka treguar se është një mama e përkushtuar e cila qetësinë e saj e gjen vetëm në familje.