“Vëllai i Madh” u kërkoi dje të gjithë banorëve që me fillimin e muajit shkurt, muajit të dashurisë, të rrëfenin histori të tyre të dashurisë. Kur i erdhi radha Einxhel, ajo vendosi që të fliste edhe për lidhjen që krijoi brenda shtëpisë me Dj Dagz.

Moderatorja e njohur u shpreh se ai është ndryshe nga çdo partner që ka patur në jetë dhe se e ka bërë për vete mënyra se si ai është interesuar të kujtoi karakterin e saj para të gjithave.

Einxhel flet si asnjëherë më parë për Dagz:

“Jam ndjerë shumë komode të flas me Dagzin. Dhe kam dashur që ai të shikojë anën time të keqe, ata që për meshkujt e tjerë ka qenë problem kam dashur që Dagzi të shoh këtë pjesë dhe të shoh nëse do të jetë në rregull me këtë.

Çdo pritshmëri që unë kam pasur te meshkujt Dagzi i ka hedhur vetëm me mirësinë dhe mirësjelljen e vet. Asnjë tipar që kam pasur te koka ime që duhet t’i ketë mashkulli që do të kem në krah nuk i ka patur, por Dagzi i ka hedhur poshtë të gjitha ato.

Dhe thashë ndoshta unë gjithë jetën kam kërkuar tipin e gabuar, ndoshta kam kërkuar një mashkull që është i fortë njësoj siç kam unë karakterin, por ndoshta ky është problemi sepse një karakter si unë vetëm do të përplasesha me atë”, është shprehur ajo.