Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov tha të shtunën se Rusia – të cilën ai e përshkroi si “agresor” – nuk do të pushtonte asnjë qytet ukrainas nëse përpiqet të pushtojë vendin.

Në një deklaratë, Reznikov tha se “forcat e armatosura të Ukrainës janë absolutisht të gatshme për të luftuar dhe nuk do të heqin dorë nga tokat ukrainase”, pasi frika e një pushtimi rus rritet midis aleatëve ndërkombëtarë të vendit.

Reznikov tha se ukrainasit në vitin 2014, nuk ishin psikologjikisht të gatshëm t’i rezistonin dikujt me të cilin uleshin në të njëjtën tryezë, por “situata është krejtësisht e ndryshme” tani.

“Të gjithë ata që kanë parë në sytë e ushtarëve tanë të paktën një herë janë të sigurt se nuk do të ketë përsëritje të vitit 2014, agresori nuk do të pushtojë as Kievin, Odesën, Kharkivin apo ndonjë qytet tjetër”, tha Reznikov.