Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj vazhdojnë të mbeten çifti më i përfolur i “Big Brother Vip”, dashuria e të cilëve lindi brenda mureve të shtëpisë në sytë e të gjithë shqiptarëve.
Disa puntata më herët, Beatrix u eleminua nga gara duke e lënë Donaldin “vetëm” në betejën e tij në shtëpi, teksa të dy janë shprehur se mezi po presin ta takojnë njëri-tjetrin kur të dalin.
Për Trixën, përballja me realitetin jashtë ishte e vështirë, bashkëngjit këtu edhe komentet negative të një pjese të publikut që ende dëshironin ta shihnin Donaldin me Bora Zemanin.
Siç këngëtarja ka treguar, dy personat që e kanë ndihmuar më shumë, i kanë dhënë më shumë forcë dhe i kanë qëndruar pranë këto ditë jo fort të lehta, kanë qenë vëllai i saj Alban Ramosaj dhe kushërira Anxhelina Hadërgjonaj.
Me siguri, të gjithë prisni që Anxhelina të jetë mbështetësja e të dashurit të Trixës në “BB VIP”. Mbase është, por ajo ia uron fitoren dikujt tjetër.
Në story-n e saj, Anxhelina ka shpërndarë foton e Beniada Nishanit, në të cilën shkruhet:
“Le të fitojë njëherë e mira, e qeshura, e bukura”.
Krahas postimit, Anxhelina ka vendosur emojin e një kupe, duke lënë të kuptohet se po shpreson që Beniada të jetë fituese.