Të bashkëjetosh me Covid-19 në një fazë në të cilën pandemia nuk ka mbaruar, ndërkohë që përhapja e variantit Omicron është nën kontroll me ndihmën e vaksinave dhe heqjen e çdo kufizimi substancial, është mesazhi i drejtuar nga kryeministri Britaniku Boris Johnson drejtuar kombit në kuadër të një takimi të Këshillit të Ministrave.
Britania e Madhe pritet të miratojë një plani të ri, përmes të cilit ishulli po përgatitet të eliminojë (vendi i parë për ta bërë këtë) edhe detyrimin e izolimit për njerëzit e infektuar me koronavirus.
”Vendimi i sotëm shënon një moment të krenarisë pas një prej periudhave më të vështira në historinë e vendit tonë ( …) momenti kur duhet të fillojmë të mësohemi të jetojmë me virusin”, theksoi Boris Johnson, i cili pasdite do të paraqesë detajet e pikës së kthesës në parlament dhe më pas në një konferencë nga Downing Street.
”Një pikë kthese që nuk do të ishte e mundur pa mundin dhe sakrificat tona”, shtoi kryeministri duke lavdëruar në para së gjithash administratën shëndetësore për realizimin e dozave të treta përforcuese të vaksinimit.
“Pandemia nuk ka mbaruar, por falë një fushate të jashtëzakonshme vaksinimi ne jemi tani një hap më afër rikthimit në normalitet, në mënyrë që të njerëzit më në fund mund të rimarrin liritë e tyre, ndërsa ne vazhdojmë të mbrojmë veten dhe të tjerët”, theksoi Johnson./