Një nga telenovelat e verës do të jetë sigurisht situata e Kylian Mbappe. Kontrata e sulmuesit me PSG-në skadon në qershor dhe lojtari nuk ka ndërmend ta rinovojë.

Real Madrid duket se është kandidati numër një për të siguruar shërbimet e yllit francez. Në orët e fundit ka ardhur edhe konfirmimi nga Joan Gaspart, ish-presidenti i Barcelona-s nga viti 200 në vitin 2003.

“Ju jap një lajm ekskluziv. Kylian e ka nënshkruar kontratën me Real Madrid, për këtë jam i sigurt. E njoh Florentino Perez dhe jam i sigurt”, ka thënë Gaspart për Marca-n.

Në lidhje em situatën financiare të Barcelona-s: “Më shqetëson shumë, është e qartë se Barcelona ka mundësinë që të rimëkëmbet financiarisht. Barça është kështu sepse i nënshtrohet kontrolleve shumë të rrepta, është një situatë publike me dyer të hapura.

“Te Real Madrid nuk është kështu, askush nuk e di atë që ndodh te Real Madrid. E vetmja gjë që njerëzit dinë është se drejtohet nga një super sipërmarrës”.