Sipas Tuttosport, Juventus duket se do të bëjë një goditje të ma dhe në merkaton e verës për repartin e mes fushës: në krye të listës duket se është ylli i Roma-s, Nicolo Zaniolo.

Duket se italiani konsiderohet lojtari i duhur për të kompletuar skuadrën e Massimiliano Allegri-t, por ka një vlerësim të lartë 40 milionë euro për arkat e bardhezinjve, të cilët vazhdojnë gjithsesi kontaktet me përfaqësuesit e lojtarit.

Bardhezinjtë duket se kanë gati edhe planin B, C dhe D nëse nuk do të arrij ëtë sigurojnë Zaniolo-n. Një nga alternativat është një tjetër emër i rëndësishëm i Serisë A: Sergej Milinkovic-Savic.

Mesfushori serb, bashkatdhetar i Vlahovic, pëlqehet shumë nga torinezët, por negociatat me Lotito-n janë gjithmonë shumë të vështira.

Më pas duhet bërë kujdes për kthimin e bujshëm te Paul Pogba, i cili nuk është i lumtur te Manchester United dhe ka shprehur disa herë dëshirën për të veshur përsëri fanellën e Zonjës së Vjetër. Pengesa më e madhe për mesfushorin francez ka të bëjë me rrogën e tij.

Emri i fundit në listën e Federico Cherubini është ai i Renato Sanches. Portugezi po shkëlqen me Lille dhe ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha të Europës, duke përshirë edhe Milan-in.

Pikërisht Djalli duket se është skuadra më në avantazh për talentin e rritur te të rinjtë e Benfica-s, edhe për shkak të marrëdhënieve shumë të mira me klubin francez. Gjithsesi, emrat në listën e Juventus-it janë të gjithë të nivelit të lartë dhe në verë do të provohet të sigurohet një mesfushor i madh.