ë emisionin e sotëm të “Big Brother VIP Albania”, Iliri, Donaldi dhe Beniada janë ulur së bashku për të biseduar.

Gjatë diskutimit, Beniada pyet nëse dy konkurrentët e kishin menduar ndonjëherë të linin lojën.

Donaldi u shpreh se e ka çuar në mendje. Madje ka menduar nëse hyrja e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ishte gjëja e duhur që ai ka bërë.

Pavarësisht tundimeve, aktori gjithashtu tha se, sado që i kanë shkuar këto gjëra nëpër mendje, nuk e ka lënë egoja që të dalë nga “Big Brother VIP Albania”.

Beniada: Keni menduar ndonjëherë të ikni nga këtu, të lini lojën.

Donaldi: Unë e kam çuar në mendje. Që ndoshta kam qenë gabim që jam futur.

Beniada: Po e keni pasur ndonjë moment që keni thënë do dal?

Donaldi: Po, por nuk të lë egoja.

Iliri: Ai nuk doli nga kutia jo më të dilte nga shtëpia. Ai u ngul në kuti aty, unë po thosha edhe pak ky del, kur erdhi Trixa iku ky. Iku ky edhe nja 20 minuta ose gjysmë orë, iku. Kur ky kur u ngul aty.

Beniada: Unë e dija që kur të vinte Trixa nuk do dilte kurrë.