Pas temperaturave të ulëta dhe acarit polar, moti duket se ka marrë një kthesë në vendin tonë.

Fundjava parashikohet të jetë nën dominimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore dhe kalimeve të pakta të vranësirave në zonat malore. Por vija bregdetare do të vijoj në ndikimin e motit të kthjellët.

Sinoptikanët e kanë përshkruar motin në fundjavë si një pranverë e parakohshme.

‘Dita e të dashuruave me shi’/ Keni plane për fundjavën? Moti merr kthesën e papritur
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten deri në 16°C. Megjithatë, temperatura të dielën ulet, duke arritur deri në 12 gradë Celsius.

Ndërkohë edhe dita e të dashuruave do të jetë me shi. Në 14 shkurt, (dita e hënë) sinoptikania Lajda Porja ka zbuluar se do të karakterizohet nga një moi gri, me reshje dhe vranësira. Në një lidhje me “Skype” për News24, Porja tha se fundjava pritet të jetë me diell dhe temperatura të larta, kryesisht e shtuna, ndërsa të dielën në mbrëmje priten vranësira e reshje shiu, të cilat do të vijojnë edhe gjatë të hënës.