E ardhmja e mesfushorit të Milan-it, Frank Kessie, mbetet e paqartë. Lojtari pritet të largohet nga kuqezinjtë në fund të sezonit, kur kontrata e tij do të skadojë, por nuk dihet akoma se te cila skuadër do të shkojë.

Prej muajsh, sipas Sport, menaxheri po ia ofron klubeve të ndryshëm në Europë mes të cilëve është edhe Barcelona, me synimin për të nënshkruar një kontratë më të pasur në krahasim me atë që i kanë ofruar kuqezinjtë.

Megjithatë, gjithmonë sipas së përditshmes spanjolle, duket se Barça ka bërë një hap mbrapa në lidhje me Kessie. Arsyeja kryesore është ekonomike, por duket se ka edhe një arsye tjetër.

Në fakt, sipas Xavi-t, Kessie duket se nuk është profili më i mirë në nivel teknik. Në këtë kuptim, trajneri spanjoll preferon të përforcojë reparte të tjerë sesa të marrë në ekip Kessie.