Ukrainian servicemen stand near an armored personnel carrier BTR-3 on the northwest of Kyiv on February 24, 2022. Ukraine army says battle under way for airbase near Kyiv on February 24, 2022. (Photo by Daniel LEAL / AFP)

Kina është shprehur sërish kundër sanksioneve që synojnë Moskën, pas pushtimit rus të Ukrainës, ndërkohë që shton se dera e diplomacisë nuk është plotësisht e mbyllur.

“Dua të ritheksoj se sanksionet nuk kanë qenë kurrë një mënyrë efektive për të zgjidhur problemet”, deklaroi sot zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme në Pekin, Wang Wenbin.

“Shpresojmë që palët përkatëse të mund t’i zgjidhin problemet përmes dialogut dhe negociatave”, shtoi ai.

“Që prej vitit 2011, SHBA-ja ka vendosur më shumë se 100 sanksione ndaj Rusisë. A kanë zgjidhur këto sanksione ndonjë problem?”, tha dje një tjetër zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze.

Kina beson se ka ende mënyra për një zgjidhje diplomatike të krizës mes Ukrainës dhe Rusisë.

”Në situatën aktuale dera për një zgjidhje politike nuk është plotësisht e mbyllur”, tha Wenbin pa shtuar detaje.

”Ekziston një kontrast i qartë midis qasjes kineze dhe vendeve të tjera”, tha Wang duke iu përgjigjur kështu kërkesës së SHBA-së që Kina të zgjidhte anën e saj.