Autoritetet kineze kanë vendosur një lock down në një tjetër qytet të madh, pasi u identifikuan disa raste të Covid-19, ndërsa Pekini vazhdon të ndjekë politikën “zero Covid” përmes masave rigoroze. Sipas medias lokale, banorët e Baise, një qytet me 3,6 milionë banorë në Kinën Jugperëndimore, janë këshilluar që të mos largohen nga shtëpitë e tyre.

Lidhjet e transportit brenda dhe jashtë qytetit gjithashtu janë ndërprerë në masë të madhe. Rregullat u prezantuan pasi zyrtarët zbuluan më shumë se 100 raste të koronavirusit gjatë fundjavës.

Këto masa i kanë mundësuar Kinës të ndalojë në masë të madhe përhapjen e infeksionit gjatë pandemisë, krahasuar me vendet e tjera. Shpërthime janë raportuar në disa qytete, por deri më tani janë kontrolluar më së miri.