Komisioni hetimor për inceneratorët/Ëngjëll Agaçi: Nuk duhet të keqinterpretoni dëshminë e dëshmitarit.
Ëngjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëmi i Kryeministrisë, në dëshminë në Komisionin hetimor për inceneratorët iu drejtua kryetares së komisionit se nuk është korrekte që mbas pyetjes dhe përgjigjes së dëshmitarit se nuk mund të komentohen apo padashje ndoshta, të keqinterpretohen dëshmitë e dëshmitarit.
“Unë do tju lutesha dhe e thash jam ktu shumë i lumtur të komunikoj me publikun dhe kam shumë interest ë themi të vërtetat dhe mos t’i shtrembërojmë ato. E vërteta është kjo, unë nuk thash se vendimi nuk ka bazë ligjore, nuk thashë se te vendimi 9/07 mungon miratimi paraprak i Ministrisë së Financave. Në rastet e financimit të konrtatave detyrimi ligjor që ka Këshilli i Ministrave dhe është i vetmi detyrim që ka, është të miratojë me vendim të Këshillit të Ministrave vetëm në ato raste kur Ministria e Financave sjell miratimin paraprak për finacimin e saj. Në momentimn që ky kusht plotësohet është tager i Ministrisë së Financave gjithë vlerësimete tjera” u shpreh Agaçi.