Në dëshminë e tij në Komisionin Hetimor, për Inceneratoret Kryeministri Edi Rama deklaroi se sh-ministri nuk është i akuzuar për ndonjë vendim qeverie, as për mbledhje apo ndonjë afer të madhe qeverie, por është nën akuzë për korrupsion, që ai individualisht ka kryer me palën tjeter.
“Lidhja midis mbledhjeve, vendimeve, funksionimit të gjithë zinxhirit me akuzën e ish -ministrit është abuzive, sepse s’ka lidhje fare. Ajo është një akuzë që dyshohet, sepse duhet ta vërtetojë gjykata dyshimin deri në fund, por kjo nuk do të thotë që plehrat nuk janë pastruar, nuk do të thotë se impianetet nuk janë ndërtuar, që revolucioni për ta transformuar Shqipërinë nga një gropë plerash mes Evropës, në një vend që nuk mbytet nga pleherat, falë gjithë këtyre vendimeve dhe veprimeve” tha Rama.
Rama shtoi se është krenar për dy veprat e ndërtuara në Elbasan dhe në Fier, pasi deri në vitin 2013 vetëm gjysma e popullsisë mbulohej me shërbimin e grumbullimit të mbetjeve, kurse për gjysmën tjetër fëmijët rriteshin bashkë me plehrat.