Artisteve te rinj u jepet nje mundesi per tu angazhuar ne jeten kulturore te kryeqyetetit per te nxjerre ne pah talentete tyre. Filarmonia e Tiranes zhvilloi konceritn e parë në Teatrin Kombetar te Operas dhe Baletit duke percjelle nje nje progarm muzikor me vepra famoze si vivaldi ,Schubert Kreisler e te tjere.Kryetar i bashkise Veliaj tah se ne do t’i japim mudnesi cdo vajze dhe djali te talentuar
“Më vjen mirë që sot, nëpërmjet këtij koncerti, kemi themeluar atë që do të jetë Filarmonia e të rinjve të Tiranës, për t’u siguruar që teksa kemi një elitë të Operas dhe Baletit, ne përgatisim një gjeneratë tjetër, që gjithashtu performon, që i drejton projektorët nga vetja dhe talenti i tyre, e që gjithashtu u japim një shans çdo djali e çdo vajze me një instrument, pavarësisht mbiemrit e qytetit që vjen, se Tirana, që është edhe Kryeqyteti Europian i Rinisë, të shkëlqejë, të duartrokitet, e të ecë përpara me meritë”.
Veliaj speigoi se si perzgjdihen ata qe marrin pjese ne Filarmoniene Tiranes .Muzika tha ai ka nje aftesi te jashtezakonshme per te bashkuar njerezit pavaresisht bindjeve te tyre politike
“Sot Tirana është në Europë, e madje është Kryeqyteti Europian i të rinjve. Po mendoja për miqtë e mi këtu në skenë, si ndodh që dikush të performojë në këtë skenë? Normalisht, bëhen audicione, ndoshta aplikojnë 100 vetë për një vend, e ndoshta shumë prej të rinjve duhet të presin që dikush më i rritur të dali në pension, që të lirohet një vend në elitën e muzikës sonë. Këtë e vendosëm bashkë me mikun tim, Arben Skënderi, me të cilin kemi qenë edhe kundërshtarë politikë, por mendoj se politika është pjesë e zhurmës, kurse kjo është pjesë e muzikës dhe për të bërë muzikë ne jemi gjithmonë aleatë për të prodhuar ide të mira“.