Ditën e sotme në “Për’puthen PRIME” do të ketë një hyrje të re që do t’i bashkohet panelit të vajzave të programit të dashurisë.
Konkurrentja e re quhet Çiljeta Kormuzi dhe është ‘influencer’ e ‘make up artist’.
Mirëpo, ajo që ka bërë më shumë përshtypje është fakti se konkurrentja është nëna e një vajze.
Burimet shtojnë se Çiljeta duket se njihet me një nga konkurrentët më të përfolur, Mevlanin. Duket se ata janë takuar edhe më parë, pasi qarkullojnë fotot e tyre në rrjete sociale.
Ndërkohë, një nga temat që pritet të diskutohet sot në “PRIME” ështe edhe trekëndëshi i krijuar midis Mevlanit, Efit dhe Bledit dhe situata e krijuar mes tyre ditën e djeshme.
Bledi duket sikur nuk e pëlqeu takimin e Efit me Mevlanin, ku afrimiteti i tyre ishte aq i madh sa ky i fundit tentonte ta puthte atë.
Xhelozia që ai po ndjente për Efin shihej tek reagimet që ai bënte. Situata në studio shpesh tensionohej dhe Bledi i tha Efit se po sheh që po sillet njësoj me të dy.
Në një moment Bora e pyet Bledin nëse ekziston rivaliteti midis Bledit dhe Mevlanit.
Bora: A ka një rivalitet midis jush?
Bledi: Unë rivalitet nuk ndiej./Iconstyle