Investimet në infrastrukturën arsimore vijojnë në Bashkinë Kamëz, me kopshte, shkolla dhe çerdhe të ndërtuara nga e para me mbështetjen e qeverisë.
Në Lagjen numër 5 në Bathore, hap dyert shumë shpejt kopshti “Gjeniu i Vogël” i ndërtuar nga e para me standardet më të mira.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga ky kopsht ku një ekip të rinjsh po pikturojnë në mure personazhe të dashur për fëmijët nga bota e filmave vizatimorë.
“MIRËMËNGJES, dhe me kopshtin “Gjeniu i vogël”, ku një ekip të rinjsh të talentuar po pikturojnë personazhe të dashur nga bota e filmave vizatimorë, për vogëlushët e lagjes nr.5 në Bathore, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.