Koreja e Jugut ka miratuar dozën e katërt kundër covid dhe do të ofrojë miliona teste që qytetarët të mund ti bëjnë vetë në shtëpi për të lehtësuar mungesat për shkak të rritjes së rasteve kryesisht për shkak të Omicron.
Pavarësisht rritjes së rasteve, marrja e dozës përforcuese nga më shumë se 57% e popullsisë ka ndihmuar në kufizimin e viktimave dhe rasteve me simptoma të rënda. Personat më të rrezikuar, krysisht të moshës mbi 60 vjeç do të jenë ata që do të marrin dozën e katërt, sipas një njoftimi të ministrisë së shëndetësisë.
Të paktën 44.22 milionë njerëz, ose 86.2% e popullsisë, janë vaksinuar plotësisht. Vendi ka shënuar 54,619 raste duke çuar numrin e përgjithshëm në 1,405,246.
Gjithashtu regjistoi 21 viktima duke çuar numrin e përgjithshëm në 7,102 që nga fillimi i pandemisë.