Partia Demokratike ka ankimuar regjistrimin e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ku përfshihen zyrtarisht LSI dhe Partia Demokrastikane e Shqipërisë.

Kujtojmë se në këtë koalicion nuk u njoh nga KQZ Komisioni i Rithemelimit të PD-së, i përfaqësuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, pasi nuk rezulton i regjistruar si parti.

Ndërkohë, PD ka dorëzuar ankimimin në KAS ku kërkon që të sqarohet çështja se në koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’ Komisioni i Rithemelimi të Berishës është prezantuar si Partia Demokratike. Sipas PD-së, kur bënë kërkesën për koalicion LSI e PDK nuk ishin regjistruar, ndërkohë që selia blu kërkon shfuqizimin e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’.