Ivan Zazzaroni shkruan në faqet e “Corriere dello Sport”: “Nëse Juventusi është ky i derbit të Torinos do ta ketë shumë të vështirë edhe me Villarrealin”. Në editorialin e tij, gazetari ka folur për derbin e mbrëmshëm në “Allianz Stadium”, që përfundoi 1-1.

Një Juventus që nuk bindi: “Nëse Juve do të ishte vërtet kështu dhe nëse Vlahovic, nën trajtimin e Bremerit, pas një doze të fuqishme të Demiralit, nuk do të ishte kura e dëshiruar (vetëm një krizë e shkurtër shënimi?), do të ishte gjithashtu e vështirë me Villarrealin”.

Allegri pati shumë mungesa, sidomos në mbrojtje, por loja nuk bindi dhe mesfusha vuajti impulsitetin e kundërshtarit. 5 barazime në 12 ndeshjet e fundit “mund të komplikojnë çdo ndjekje të zonës së Champions-it”.

Nga ana tjetër, “Tuttosport” vijon kritikat e veta: “Juve është një shkarravitje shqetësuese e të metave teknike dhe mungesës së ideve”. Lavdërime “granatave” për një projekt që i vjen era “biznes i zgjuar”, duke pasur parasysh edhe precedentët e fundit (“Torino është perfekte, aplikim këmbëngulës i projektit taktik të Ivan Juric”) dhe kritika ndaj bardhezinjve që nuk e mbajtën dot avantazhin e arritur nga De Ligt.

Një hap prapa për skuadrën e Allegrit, shton më tej gazeta torineze: “I zhytur në një vorbull të pasaktësive, ndonjëherë irrituese kjo, dhe paaftësisë shqetësuese për të ndërtuar”.