Kryeministri, Edi Rama, ishte i pranishëm në qytetin e Durrësit për të folur më gjerë për Këshillimin Kombëtar dhe për të diskutuar disa çështje shumë të diskutueshme siç janë të ardhurat emigrantëve, çështja e vaksinimit, nënat me tre fëmijë, për punën në të zezë dhe abuzimin e punëdhënwsve me punëmarrësin.
Në nisje të fjalës Rama tha se: “Jemi sot këtu në një moment kur Durrësi është edhe në zgjedhje, por në këtë takim zgjodhëm që këtu të fillojmë një komunikim me qytetarët lidhur me Këshillimi Kombëtar.
Ky proces ka nisur me një pyetësor që u është dërguar të gjithëve shtëpi më shtëpi. Po ashtu është edhe në platformën online për t’u dhënë mundësi të gjithëve për ta plotësuar.
Janë çështje të cilat ne nuk i zgjidhim dot dhe po përdorim një skemë, po janë çështje të një vendimmarje që ne e kemi përgjegjësinë ta marrim, por jemi edhe në një dilemë.
Ka raste kur dilemat janë shumë të forta që prekin shumë përsona, çështja e parave të emigrantëve. Të gjithë emigrantë kanë kursyer, një pjesë kanë mundur t’i sjellin pjesë-pjesë dhe një pjesë i kanë mbajtur dhe për ta është e pamundur t’i çojnë nëpër banka në vendet ku janë. Këtu nuk bëhet fjalë për para të fituara në mënyrë kriminale, por këtu bëhet fjalë për para të fituara me punë, por ekziston një problem ligjor sepse është punë e zezë.
Po ashtu ka edhe kundërshti në këtë pike, për të cilat ka rezerva. Këto janë vendim që çojnë në ligje amnistie për kursimet e padeklaura të emigrantëve, të cilat mund të përdoren edhe si mekanizma për pastrim parash, ky është një risk.
Këtë mekainzëm edhe pse ka rezerva e kanë përdorur shumë vende, edhe Italia fqinje e ka përdorur”.
Kryeministri Rama tha se më e rëndësishmja e këtij procesi është që të kuptohet cilat janë vendimet që duhen marrë.
Më tej, Kryeministri vijoj të shpjegonte se pyetjet që janë vendosur në pyetësor nuk kanë të bëjnë me çështje si rritja e pagave, pasi ajo është një temë ku asnjë qeveri nuk është në dilemë.
Në bashkëbisedimin që u zhvillua me qytetarët, Rama iu përgjigj disa pyetjeve të qytetarëve mbi çështjet e trajtuara në pyetësor.
Një qytetare, e pranishme në takim iu referua pyetjes 10 të pyetësorit: “Ka njerëz që thonë se gjyqtarët dhe prokurorët, që nuk kanë kaluar ende Vetingun, duhet të pezullohen automatikisht nga sistemi i drejtësisë nëse vendimmarrjet e tyre janë haptazi në kundërshtim me ligjin. Të tjerë thonë se pezullimi dhe përjashtimi nga sistemi duhet të kryhet sipas procedurave në fuqi. Si mendoni ju?” duke pyetor nëse po anashkalohet procesi i vetingut dhe procedurat e tjera të gjyqësorit nëse e miratojnë këtë masë.
Kryeministri u përgjigj duke shpjeguar se reforma në drejtësi ka krijuar një pritshmëri shumë të lart, por ndërkohë Shqipëria kur nisi kjo reformë nuk kishte një sistem të drejtësisë me traditë të vetën e që të funksionojë si duhet. Rama shtoi se ata që kanë keqpërdorur pozicionin si gjykatës apo prokuror e di mirë këtë dhe nuk presin vettingun, por ama nuk mund të lejohen të vijojnë me “kap ça t’kapësh”.
Rama iu referua edhe protestës së banorëve të “5 Majit” duke thënë se ata që shkuan në takim me të u sqaruan për sa i përket projektit në atë zone, duke shtuar se ata që po protestojnë tani do e kuptojnë më vonë vlerën e projektit dhe do të pendohen që e vonuan këtë transformim.
Kryeministri sqaroi se përmes Këshillimit Kombëtar do të marrë mendimin opozitar që mungon nga opozita aktuale dhe se Berisha e Basha po thonë tashmë të vërtetat e njëri-tjetrit, të cilat mazhoranca ka vite që i thotë.