Nga Ardian Turku

Kur Rama ndermori reformen territoriale ne vitin 2014, PD nuk mori pjese ne asnje nga tryezat duke ia lene Rames fushen e lire. Kjo ndodhi me mendjelehtesi te jashtezakonshme edhe pse nderkombetaret hodhen rreth 1,8 milion € per procesin dhe na kerkonin pjesemarrje. Nderkohe qe mes nesh, si individe, kishte shume diskutime, asnje konsulte a debat nuk u realizua (kryesi, grup pune, keshill kombetar etj.) Kur harta e re po konfigurohej u kujtuam per nje takim ne sallen e madhe te 15-kateshit ku ftuam kryetare bashkishe e komunash (te PD) dhe te tjere individe (ambasadat nuk na erdhen – derguan vetem punonjes thjeshte per te pare se cdo te ndodhte). Ne ate salle ne i folem njeri tjetrit se si duhej bere reforma pasi tashme institucionet nuk na degjonin. Reforma u finalizua ne Parlament me draftin fillestar per 39 njesi vendore (bashki) e qe ne pazarin e parlamentit, Rama, duke plotesuar orekset e partive te vogla aleate te tij e madje edhe te individeve potenciale (te forte te akuzuar per lidhje me krimin), miratoi 61 bashki, nga 65 bashki dhe 308 komuna qe ishin deri ate kohe. Duhej te ishim ne tavolinen e bisedimeve, te ishim faktore dhe bashkeautore.

PD e braktisi duke e vendosur veten ne nje pozite qe kurrkush nuk e degjonte me. Kuptohet edhe nderkombetaret qe gjate procesit i doli borxhit. Luli ate kohe ishte kryetar i PD dhe vinte nga bashkia. Pas shtate vitesh po arrijme “sukses opozitar” se do ulemi ne tryeze per reformen territoriale per te rritur numurin e bashkive, kur kete tryeze dikur e braktisem. Thene ndryshe, tryezen dhe ndryshimet qe mendohet te arrihen do te konsiderohen sukses. Gjithmone nese Rama deshiron t’i jape Lulzimit bonus. Ne fakt kete mbremje, Rama nga SHBA deklaroi se mendon se duhet pakesuar numuri i bashkive???!!! Dhe me siguri, pasi “te vihet me shpatulla pas murit ne parlament”, do terhiqet. Ndoshta e njejta skeme do ndodhe edhe me Kodin Zgjedhor, pasi dikur, me dorezimin e mandateve, ia lame fushen te lire te bente c’te donte. Thene ndryshe, kur eshte koha e tavolinave i braktisem dhe tani kerkojme sofra ku te na hidhet ndonje kocke qe do te konsiderohet “fitore e madhe e opzites se godines”. Edhe pse nderhyrjet ne reforme dhe kod jane te domosdoshme, une nuk besoj shume tek arnimet qe Rama do te lejoje sa per t’u treguar luajal apo edhe per t’i dhene serum opozites qe ai deshiron te konfiguroje. Le te presim c’do te ndodhe.