Kritikat vazhdojnë për Cristiano Ronaldon. Paul Ince, një ish-lojtar i Manchester United dhe Interit, gjithashtu sulmoi yllin portugez, të cilin e përshkroi si një shembull të keq: “Ne menduam se do të ishte mirë për lojtarët më të rinj. Tifozët i dhanë mbështetjen e tyre, por po rezulton model i keq.
Pse duhet që fëmijët të dëgjojnë dikë që sillet kështu? Cristiano e filloi shkëlqyeshëm, por tani ka pushuar së qeni një rrezik për kundërshtarët. Dhe ja ku vjen zhgënjimi i tij. Ai është një lojtar egoist. Ronaldo kujdeset vetëm për Ronaldon, nëse nuk shënon vetë, atëherë nuk është i lumtur. Të gjithë duhet të flasin për Manchester United, por në fund duhet të shënojë e fitojë vetëm Cristiano”.
Ince fajëson edhe klubin, i cili preferoi të nënshkruante me të në vend të Haaland: “Manchester United nuk kishte nevojë për Cristiano Ronaldon, por të gjithë menduan se norvegjezi do të përfundonte te Manchester City”.