Legjenda e Flamurtarit dhe një prej ish- lojtarëve më të mirë të qytetit të Vlorës, Sokol Kushta, ka shpërthyer me kritika ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit dhe gjithashtu ndaj trajnerit të Kombëtares shqiptare, Edi Reja, për mënyrën se si e kanë menaxhuar deri më tani talentin Armando. Broja. Ky i fundit po shkëlqen në Premier Ligën angleze, duke shënuar vazhdimisht dhe ka nga pas një lumë ekipesh që kërkojnë shërbimet e tii, por në ekipin kombëtar nuk kanë munguar problemet me teknikun italian. Me një postim në faqen e tij në “Facebook”, Kushta thotë se është duke u kënaqur me performancat e djaloshit, por shkon edhe më tej, duke dënuar lënien në tribunë të tij, sidomos në ndeshjen në “Wembley”, duke theksuar se Angli-Shqipëri nuk do të kishte atë rezulfat në pjesën e parë, nëse në fushë do të ishte Broja. Ikona e futbollit shqiptar e cilëson absurd veprimin e Rejës, që del dhe bën fushatë për presidentin Armand Duka përpara zgjedhjeve, gjë nuk ndodh në asnjë vend të botës, sipas tij.

FJALËT E SOKOL KUSHTËS
“Që Broja është lojtar klasi, nuk ka nevojë la them në këtë moment. Thjesht tani unë po e shijoj këtë djalë duke e parë çdo tri ditë. Por, kënaqësinw më tw madhe që po e shijoj është Jëpirfa që po i bëjnë shumica e gazetarëve që ishin kundër meje pas ndeshjes në Londër. Ishin ata që dolën pro trajnerit dhe presidentit. D.m.th. kundër Brojës. Unë isha i sigurt që po të ishte Broja në fushë, pjesa e parë nuk do të dilte dhe zgjidhja ishte ulja në tribune me pretekstin që Broja është kapriçoz dhe nuk është rastësi që trajneri i Kombwtares del dhe bën fushatë për presidentin e FSHF-së. Veprim absurd. Nuk e di në cilin shtet do të ndodhte kjo gjë që trajneri i Kombëtares të bëjë fushatë për presidentin e futbollit”, ishin fjalët e Kustv tës në postimin në rrjetin e tij social.