Kylian Mbappe mbetet një temë e hapur në Paris, në një kohë kur sulmuesi francez nuk e ka thënë ende fjalën e fundit. Në çdo rast kur është pyetur mbi këtë temë, për një akord paraprak me Real Madrid për tu transferuar në fund të sezonit, sulmuesi francez ka “dribluar”.
Ndryshe nga Mbapppe, mediat kudo në evropë janë të bindur se “gjeli” më i famshëm e ka vendosur prej kohësh, në fund të sezonit largohet falas. Pavarësisht këtyre zërave, drejtuesit e PSG do të përpiqen deri në fund të bindin Mbappe.
E përditshmja franceze L’Equipe, këtë të mërkurë në faqen e parë shkruan se PSG ka vendosur në majën e listës Erling Haaland, gjithnjë nëse Mbappe largohet në fund të sezonit. Sulmuesi norvegjez ka shprehur dëshirën e tij për tu larguar nga B.Dortmund, Parisi do të ishte një destinacion ideal por më parë mbetet për tu përcaktuar se çfarë do të bëj Mbappe.