Sipas katalanases “Sport”, Barcelona do të bëjë gjithçka për të nënshkruar me Erling Haaland në qershor. Sulmuesi i ri norvegjez duket i interesuar edhe për Real Madridin, i cili megjithatë duket se është ftohur pak kohët e fundit, me “Los Blancos” që mendojnë për Lewandowski.
Kontrata e sulmuesit nordik me Borussia Dortmund skadon në qershor të vitit 2024, por në fund të sezonit aktual do të aktivizohet klauzola e lirimit prej 75 milionë euro, që do të thotë se nëse një klub paguan atë shumë, ish-ylli i Salzburgut mund të largohet nga qyteti i Ruhr-it pa pasur nevojë të merret me klubin.
Katalanasit po studiojnë një strategji të veçantë ekonomike për të blerë lojtarin norvegjez. Mino Raiola, agjenti i sulmuesit, do t’i kishte thënë presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, se Haaland do të marrë vendimin për të ardhmen e tij midis marsit dhe prillit, por gjithashtu ai iu ka dhënë përparësi Blaugranëve.