Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka përkujtuar 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-ve.
Sipas saj, lidhjet që na bashkojnë janë të forta.
MESAZHI I XHAÇKËS
Viti 2022 shënon 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA. ????
Në këtë përvjetor, Shqipëria është mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara dhe popullit amerikan për mbështetjen bujare dhe vendimtare për vendin tonë. Njëherësh jemi krenarë për angazhimin dhe kontributin në rritje të Shqipërisë në këtë partneritet strategjik.
Lidhjet që na bashkojnë janë të forta dhe presim me optimizëm thellimin e miqësisë dhe partneritetit mes nesh.
#KrahpërKrah ????