Kamila Valieva, 15-vjeçarja ruse e patinazhit artistik që ndihmoi ekipin e saj të fitonte medaljen e artë olimpike Dimërore në Pekin, dështoi në testin e drogës në dhjetor.
Ajo mori një mostër më 25 dhjetor në Kampionatin Rus të patinazhit artistik në Shën Petersburg, por rezultati pozitiv u raportua vetëm të martën.
Një zëdhënës i Komitetit Olimpik Rus tha se do “të marrë masa gjithëpërfshirëse për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e anëtarëve të ekipit të ROC dhe për të ruajtur medaljen e artë olimpike të fituar me ndershmëri”. Cas tani do ta dëgjojë çështjen për të vendosur përdundimisht.
Atletët rusë po konkurrojnë nën emrin e Komitetit Olimpik Rus sepse Rusia mori një ndalim dy-vjeçar nga Wada në 2019 për programin e saj të dopingut të sponsorizuar nga shteti.
Mes 17 dhjetorit 2020 dhe 17 dhjetorit 2022, asnjë atlet nuk mund të përfaqësojë Rusinë në Lojërat Olimpike, Paraolimpike ose Kampionatet Botërore.