Lufta e nisur sot në Ukrainë ka ngritur në këmbë të gjithë botën, ku futbolli nuk mbetet pas. Shumë lojtarë kanë reaguar rreth kësaj çështje, por disa vendime për ndeshjet që luhen në atë vend duhet të merren.

Për këtë arsyer presidenti i UEFA-s ka kërkuar një mbledhje urgjente, e cila do të mbahet nesër në orën 10:00, me qëllim që të vlerësohet situata dhe të merren masat e nevojshme.

Një nga temat do të jetë edhe mbajtja apo jo e finales së Champions League në San Petersburg. Parlamenti Evropian i ka kërkuar UEFA-s të heqë menjëherë, për ta spostuar diku tjetër.