Lufta që ka shpërthyer në Ukrainë nuk mund të kalonte pa pasoja edhe në botën e futbollit. Efekti i parë negativ nuk ka vonuar teksa kampionati në vend është ndërprerë menjëherë. Ky vendim ishte thjeshtë çështje kohë, ishte i pashmangshëm duke parë situatën.
Mbetet ende për tu përcaktuar se çfarë do të vendos FIFA dhe UEFA pasi në valle janë dhe shumë aktivitete të tjera, e para dhe më e rëndësishmja është fati i finales së Champions League, do të zhvillohet apo jo në Rusi.
Gjithashtu mbetet për tu përcaktuar nëse Rusia do të luaj në finalen e play off të Botërorit, apo do të marrë pjesë në turnetë e tjerë si Liga e Kombeve ku bën pjesë në një grup me Shqipërinë.