Chelsea e ka mposhtur më shumë vështirësi kampionin aziatik, Al Hilal. Lukaku (32) shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje duke dërguar kështu Chelsean në finale të Botërorit të Klubeve ku do të përballet me Palmeiras

Chelsea më shumë vështirësi ka arritur që ta mposht kampionin e Azisë, Al Hilal në Botërorin e Klubeve që është duke u zhvilluar në Abu Dhabi. Chelsea patën shansen e parë për të shënuar gol në këtë ndeshje. Hakim Ziyech ishte i pari që sulmoi portën e arabëve, por goditja e tij përfundoi mbi portën e Al Hilal.
Goli për Chelsea do të vinte në minutën e 32-të. Romelo Lukaku e shfrytëzoi si duhet një devijim të topit për të shënuar gol në këtë ndeshje.

Ziyech përsëri do të sulmonte në fund të kësaj ndeshje por goditja e tij u bllokua dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë. Kai Havertz i Chelsea bëri një super depërtim në zonën e Al Hilal në minutën e 49-të, e pozicionoi vetën mirë para golit. Ai tenton që të shënoi me rikoshe por topi përfundon shumë afër shtyllës së majtë të portës. Ziyech përsëri ishte i pafat. Ai mori një pasim të mirë, goditi më të parën por i mungoi saktësia për të shënuar gol, raporton GazetaExpress.

Al Hilal do të tregoheshin të rrezikshëm në minutën e 64-të me anë të Moussa Marega i cili goditi me kokë por Kepa ishte në vend duke bërë një pritje të shkëlqyeshme. Mohamed Kanno do të ishte lojtari tjetër i Al Hilal që mori një top të mirë brenda zonës në minutën e 69-të. Kepa përsëri bëri një pritje të mahnitshme duke devijuar topin nga goli dhe dërguar në goditje nga këndi.

Al Hilal vazhdonin të luanin mirë. Dy minuta pas Kannos ishte Matheus Perreira që mori një pasim të mirë në zonë por ai ishte tepër i pasaktë në goditjen e tij. Pas minutës së 71-të ndeshja ishte e baraspeshuar, me Chelsean që kontrollonin ndeshjen por që kampionët aziatik ishin të rrezikshëm në kundërsulme. Chelsea në finale të Botërorit të Klubeve pritet që të takohet me Palmeiras, të cilët mposhtën në gjysmëfinalen tjetër skuadrën e AL Ahly me rezultat 2-0, ndeshje kjo që u zhvillua dje.