Për presidentin francez Emmanuel Macron, në prag të udhëtimit në Moskë dhe Kiev mbi krizën ukrainase, ka një gatishmëri të presidentit Putin për të ndërtuar një marrëdhënie të re me BE-në.
”Ne evropianët duhet të menaxhojmë situatën e krijuar pas Luftës së Ftohtë sepse kemi vende mike dhe shtete sovrane evropiane që kanë ndërtuar pavarësinë e tyre 30 vjet më parë dhe ende jetojnë me kujtesën e një marrëdhënie traumatike me Rusinë”, thuhet në deklaratën e kreut të Elysee.
”Mendoj se duhet të bashkëpunojmë, edhe duke njohur traumat dhe njerëzit e mëdhenj të kombit të madh rus si dhe disponueshmërinë e presidentit Putin. Është kjo frymë që po më çon në Moskë: të përpiqem të jap përgjigje emergjence dhe të ecim përpara drejt një rendi të ri për të cilin Evropa jonë ka shumë nevojë dhe që bazohet në parimim kardinal të barazisë sovrane të shteteve”, shtoi ai.
”Ne evropianët duhet të jemi më bashkëpunues. Pa bisedime kriza nuk mund të zgjidhet”, theksoi presidenti francez, Emmanuel Macron.