Ish-kryeministri Pandeli Majko i ftuar në Top Talk në Top Channel Kosova është e sigurt përtej skenarëve provokues rusë dhe serbë, ndërsa komentoi situatën e nxehtë mes Ukrainës dhe Rusisë.
Ai thekson se Republika Serpska është në rrezik, ndërsa Kosova ka një garanci të një natyre tjetër nga ajo e Bosnjës, kurse Beogradi do jetë në një presion shumë të madh, pasi ka Rusinë nga mbrapa.
Majko u shpreh se Kosova përfaqëson fitoren më të madhe të perëndimit mbi ligjin.
“Më në rrezik më duket Srpska, Kosova ka një garanci të një natyre tjetër nga ajo e Bosnjës, Beogradi do jetë në një presion shumë të madh, por janë disa gjëra që nuk mund të vendosë vetë, por ka Rusinë nga mbrapa.
Ne mund t’i vendosim shumë faje Prishtinës, por përballja që ka Kosova me Beogradin është shumë delikate, ka shumë paralele se si Moska vepron në marrëdhënie me fqinjët e saj.
Edhe në ’99 rusët kanë qenë duke vdekur për bukën e gojës, por s’kanë qenë të tërhequr, kanë qenë aktivë, goxha presion duke filluar që nga zyra ime. Kam pritur një delegacion rus mbi gjysma e tyre erdhën me dekorata, në një moment të bisedës që u hap çështja e Kosovës e tha që Rusia ka bomba nukleare, domethënë më troç nuk mund të kërcënohet. Në një periudhë kemi qenë në presion qoftë edhe për të ndaluar bombardimet.
Në kohët e presionit historia bëhet likuide, më shumë se për të bërë fajtor Kosovën, ajo në memorien e fuqive të mëdha është krijuar si precedent, që përmendet në çdo fajtor kjo nuk e vret Kosovën, por e bën edhe më të fortë. Kosova përfaqëson fitoren më të madhe të perëndimit mbi ligjin”, tha Majko.