10 Shkurt- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka publikuar në faqen e saj në Facebook foton e dy bebeve te ardhura në jetë në Maternitetin “Koço Gliozheni”.

Manastirliu thekson se ka fituar betejën për jetën pas 50 ditësh të vështira në terapinë intensive, Briel dhe Sibord. Ministrja e Shëndetësisë ka falenderuar stafin mjekësor për punën dhe kujdesin ndaj fëmijëve.

“Pas 50 ditësh të vështira në terapinë intensive, Briel dhe Sibord?? të lindur para kohe, vetëm 1140 dhe 1480 gram, e kanë fituar betejën për jetën, falë kujdesit dhe përkushtimit të stafit mjekësor të reanimacionit të Maternitetit “Koço Gliozheni”?”, shkruan Manastirliu.