Erling Haaland është një emër shumë i përfolur në merkato dhe tashmë thuhet se Manchester City dhe Real Madrid janë në kontakte të vazhdueshme me të.
“Sport” shprehet se Barcelona nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe po përgatit një ofertë për bomberin norvegjez.
Thuhet se drejtuesit e Barcelonës do të mblidhen në mars në një samit për të diskutuar dhe për të paraqitur një ofertë të re për sulmuesin e Dortmund.