Erling Haaland mund të përfundojë në Manchester City shumë lehtë në fund të këtij sezoni. Haaland ka mahnitur me formën e tij për klubin e Bundesligës, duke i shënuar 80 gola në 79 ndeshje, raporton Gazeta Express.
Paraqitjet e tij kanë rënë në sytë e klubeve më të mëdha në botë, përfshirë të kampionit anglez, i cili është i përkushtuar ta fitojë garën për norvegjezin e shumëkërkuar.
Sulmuesi 21-vjeçari i ka edhe dy vjet në marrëveshjen e tanishme me Dortmundin por ka një klauzolë lirimi në vlerë 70 milionë euro, e cila cilësohet si e arritshme për skuadrën e Pep Guardiolës. Por gara për norvegjezin është shumë e nxehtë, sepse në të janë edhe gjigatët Real Madrid, Barcelona dhe Chelsea.