Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1.715 raste të reja nga 4.811 teste të kryera. Nga numri total i rasteve të reja (1715), janë regjistruar 240 riinfektime dhe një riinfektim i dytë.

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 2.057 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 20 humbje jete : 7 të vdekur nga Shkupi (58, 70, 70, 74, 76, 82 dhe 87), 2 të vdekur nga Manastiri (77 dhe 81) dhe nga një i vdekur nga Velesi (59), Gjevgjeli (81), Kavadar (64), Kumanovë (66), Negotinë (63), Ohër (57), Resnjë (82), Sveti Nikollë (73), Strugë (68), Tetovë (66) dhe Shtip (66).

Sipas Regjistrit të të vdekurve me diagnozë të COVID-19 nga “Termini Im”, janë raportuar edhe 4 persona të vdekur, Strumicë (1), Shtip (1), Vllandovë (1) dhe Manastir (1). Të vdekurit janë të moshës 51 deri në 76 vjeç. Personat e raportuar kanë ndërruar jetë në periudhën 26.01.2021 – 01.02.2022.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vend që nga fillimi i epidemisë është 274.144, numri i të shëruarve 251.688, numri i të vdekurve ka arritur në 8.494, ndërsa numri i rasteve aktive 13.962.