Aktorja e dashur për publikun, Mariana Kondi, ka krahasuar fenomenin “Big Brother VIP” me emisionin e humorit, “Portokalli”.
Teksa këtë të diel ishte e ftuar në “Ëndërrtjerrësit”, aktorja e njohur u shpreh se shqiptarët linin çdo gjë për të parë “Portokallinë”, siç ndodhi edhe këtë vit me “Big Brother VIP”.
“Siç është Big Brother sot, ashtu ishte edhe Portokallia në atë kohë. Po të pyesësh taksistët që s’ka këmbë njeriu për të martë e të premte, ashtu shkonin të dielën për Portokallinë”, tha aktorja.
Kujtojmë se puntata e kësaj të diele të “Ëndërrtjerrësit” bashkoi për herë të parë, ata që kanë bërë “Portokallinë” për 20 vite. Spektakli më i dashur i humorit që u ka dhuruar shqiptarëve buzëqeshje të vërteta.