Shumë, nëse jo të gjithë, u befasuan nga spanjishtja e shkëlqyer e Kyllian Mbappe, kur iu përgjigj pyetjeve të “Movistar Fútbol”, pas ndeshjes PSG-Real Madrid 1-0, të martën.
Sekreti i Mbappe për të folur aq mirë spanjisht nuk lidhet me PSG. Ai filloi ta studionte këtë gjuhë qysh kur ishte te Monaco. Diçka që vetë klubi i Principatës e ka zbuluar, kur ka realizuar një video për ta uruar sulmuesin për ditëlindje.
Në atë video, Mbappé shihet duke luajtur, me shokët e klasës, por edhe teksa ndjek mësimin e spanjishtes me një mësuese private. Te PSG, Mbappé ka mundur ta praktikojë këtë gjuhë shumë, për shkak të numrit të bashkëlojtarëve që kanë si gjuhë amtare spanjishten, përfshirë trajnerin Pochettino.