Modelja Beniada Nishani e cila u kthye në një nga personat më të dashur për shqiptarët që e ndoqën në Big Brother VIP ka dashur t’i japë një mesazh aktorit Donadl Veshaj që nuk e mori dot çmimin e madhe të këtij reality show.
E ftuar në “Ftesë në 5”, Nishani i bëri thirrje Donaldit që të vijonte ëndrrën e tij, pasi pavarësisht se kush e mori 100 mijë euroshin, Shqipëria sipas saj, ka tregua që e do aktorin. Beni tregoi gjithashtu se është prekur mjaft nga konflikti mes Donaldit e moderatores Einxhel Shkira.
“S’ka rëndësi kush ka fituar gjithë Shqipëria të do, vazhdo karrierën tënde, mos mendo çka thonë njerëzit, të vazhdojë objektivin që ka pas kur ka hyrë brenda. Gjëja që na ka prekur më shumë ka qenë situata me Einxhelin që të rrija më shumë me të dhe të mbaja qëndrim ndaj Donaldit.
Kështu jam edhe jashtë, kur dy shokë zihen. Kam mbështetur shoqen time aty brenda, por po të kthehem brenda, sillem njësoj. Donaldi më ka pëlqyer gjithmonë, është super djalë. Një defekt i tij është se përdor gjithmonë zemrën dhe kur përdor zemrën, mund të lëndohesh,”- u shpreh ajo.