Megjithëse të dy ishin të pranishëm mbrëmë në ‘afterparty’-n e organizuar nga Top Channel, Donaldi dhe Beatrix nuk u panë asnjë moment pranë njëri-tjetrit.

Kjo e fundit ishte e shoqëruar në festën e mbrëmjes së djeshme nga vëllai i saj, Alban Ramosaj, i cili sot në mëngjes nuk ka nguruar të postoj në Instastory një foto dedikuar vetëm motrës së tij.

Në të ai shkruan: “Mirmëngjes veç Trixës time”

Por mesa duket këtë gjë nuk e ka bërë vetëm Albani, por edhe mamaja e Trix-ës, e cila poston një ‘story’ në Instagram-in e saj duke shkruar pothuajse të njëjtën gjë: “Mirmëngjes vetëm Trixës”

Kjo mund të lidhet edhe me frazën virale të Lori Hoxhës, një ditë pasi Bora Zemani hyri në “Big Brother Vip”, ku shkruante: “Mirëmengjes vetëm Borës”.

Kujtojmë se ditën e djeshme Donald Veshaj nuk ka ngurruar të interpretojë këngën që i ka kushtuar ish të dashurës së tij Bora Zemanit, “Toxic Love”.

Shkak për këtë raport të ftohtë mund të jetë bërë edhe ikja e Beatrix në Dubai, pasi Donaldi ato ditë u shpreh në “Big Brother Vip” se: “Nëse nuk është në Shqipëri nuk i flas më me gojë”.

Mbrëmë kur të gjithë ishin në festë Trixa ka postuar një foto vetëm duke shkruar “Whats’s good?/ Çfarë ka të mirë?”, ndërkohë Donaldi ka postuar një foto krah pikturës së tij me Ismail Qemalin.