Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ishte i pranishëm sot në seancën e Gjykatës Kushtetuese ku po diskutohet mbi kërkesën për shkarkimin e presidentit Meta.

Si përfaqësues i Kuvendit, Balla argumentoi vendimin për shkarkimin e Metës nga detyra. Sipas tij, Meta ka kryer aktivitet politik dhe ka dëmtuar imazhin e vendit.

“Meta ka kryer aktivitet politik. Meta dëmtoi imazhin e Shqipërisë. Ky është procesi i parë në histori, që gjykohet një president. Procedura e shkarkimit është e nevojshme për shkak të barazisë së të gjithëve para ligjit. Mbështeti forca të tjera politike, nxiti dhunë dhe sulmoi institucionet kushtetuese. Vënia në lëvizje e kësaj strukture për shkarkimin e Presidentit nuk është problematike. Presidenti ka funksion mbi palët, por mori pjesë aktive në zgjedhje. Kuvendi nuk synon të ndëshkojë presidentin apo pozicionin, por personin që kreu shkeljen. A mundet ta për përfaqësojë unitetin e popullit një president shfaqet palë, nxit dhunë, ndikon në vendimmarrjen e institucioneve, sulmon gjykatën kushtetuese. Kushtetuta parashikon që Presidenti të përfaqësojë unitetin e popullit.”, tha Balla.