Këngëtarja Semi Jaupaj ka publikuar këtë të martë këngën e re, në bashkëpunim me Yllin Limanin.

Kënga titullohet “Mos u kthe”, ndërsa artistja i këndon një historie dashurie që ka përfunduar dhe ajo nuk e kërkon më. Duket se kënga përshtatet me situatën e shoqes së saj të ngushtë Borz Zemani dhe konkurentit të BBV, Donald Veshaj. Ndërsa në klip shfaqet edhe ‘Gini’, arushi që Semi kishte me vete në shtëpinë e Big Brother dhe pas daljes së saj kërkoi publikisht nga Donaldi që tia kthente.